Mjaftojnë 100 armë për të zhdukuar të gjithë jetën e planetit! Ja kush ka më shumë armë bërthamore

Përdorimi i armëve bërthamore është skenari më i frikshëm i luftës. SHBA dhe Rusia nuk ju përmbajtën traktatit që është në fuqi deri në 2026. Por kush janë vendet që zoterojnë më tepër arsenal të këtyre armëve.

Rusia zotëron sot 6 255 armë bërthamore, 1 625 prej tyre gati për përdorim përfshirë dhe raketat Kinzhal e Zirkon si dhe ato nëndetëse, bombaduese e raketa ndërkontinentale.

Keto janë të dhënat e Institutit Kërkimor Ndërkombëtar të Paqes në Stokholm dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ndërkohe Shtetet e Bashkuara disponojnë 5 550 armë bërthamore, 1 800 prej të cilave gati për përdorim në bazat ushtarake.

Armë bërthamore zotërojnë dhe disa vende të Bashkimit Evropian si dhe Kina, Pakistani, India, Izraeli dhe Koreja e Veriut.

I gjithë arsenali botëror, 90% e të cilëve i përket Rusisë e SHBA, 9 600 prej të cilave aktive dhe të tjerat në pritje për t’u çmontuar.

Në Bashkimin Europian vendi me më shumë armë bërthamore është Franca me 290 dhe Britania e Madhe me 225 armë bërthamore.

Kina zotëron 350 armë bërthamore, Pakistani 165, India 156, Izraeli 90 e Korea e Veriut 40-50 armë bërthamore.

Italia, Belgjika, Holanda e Gjermania janë katër vende europiane që ruajnë në bazat e tyre avionë NATO me mbushje armë bërthamore.

Sipas analistit Joseph Cirincione në Washington, mjaftojnë 100 armë bërthamore për të zhdukuar të gjithë jeten e planetit.

Ndërkohë sipas një traktati të firmosur 22 vite më parë, i cili synon reduktimin e armëve bërthamore, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë vendosur një limit prej 1 550 armë bërthamoresh për secilin shtet.

Por ky zotim nuk është përmbajtur pasi të dyja vendet zotërojnë më shumë armë bërthamore se sa është përcaktuar nga traktati, i cili skandon më 4 korrik 2026.

Kategoritë
BotaLajme