Modeli i Teknoparkut Trakya do të zbatohet edhe në Kosovë

Trakya Teknopark do të drejtojë aktivitetet e themelimit dhe funksionimit të Teknoparkut që do të krijohet në Kosovë

Zv/rektori i Universitetit Trakya (TU) Prof. Dr. Murat Türkyılmaz, njoftoi se në Kosovë do të themelohet një Teknopark nën udhëheqjen e Universiteti Trakya, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prof. Dr. Türkyılmaz dhe delegacioni që ka shoqëruar ai, kanë vizituar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Në njoftimin e bërë nga universiteti, thuhet se në takim janë shkëmbyer mendime në lidhje me punimet rreth arsimit dhe shëndetësisë, përfshirë edhe ndërtimin e një Teknoparku në Kosovë, me mbështetje të universitetit.

Türkyılmaz deklaroi se Trakya Teknopark do të drejtojë aktivitetet e themelimit dhe funksionimit të Teknoparkut që do të krijohet në Kosovë.

“Kemi synim që modelin Teknopark Trakya, që në Turqi tregohet si shembull, ta zbatojmë në Kosovë”, tha ai.

Ndërkohë, kryetari i komunës Haskuka duke shprehur kënaqësinë nga kjo vizitë, tha se Universiteti i Trakya-s i jep një vlerë të madhe Kosovës dhe Prizrenit, ndërsa theksoi se kjo vlerë po konkretizohet me projektet që zbatohen.

Ai falënderoi Universitetin Trakya për mbështetjet që ka dhënë për zhvillimin e Kosovë dhe premtoi mbështetjen për të gjithë projektet që do të zhvillohen.

Kategoritë
LajmeVendi