Moderna tërheq mijëra doza të vaksinave kundër Covid-19 në Evropë

Kompania Moderna ka njoftuar se do të tërheqë 764,900 doza të vaksinës së saj COVID-19 të prodhuar nga prodhuesi i saj me kontratë Rovi, pasi një shishe u gjet e kontaminuar nga një trup i huaj.

Asnjë problem sigurie nuk është identifikuar, tha Moderna për grupet që u shpërndanë në Norvegji, Poloni, Portugali, Spanjë dhe Suedi në janar.

Prodhuesi i barnave tha se kontaminimi u gjet në vetëm një shishe. Megjithatë nuk tregoi se për çfarë kontaminuesi bëhej fjalë.

Vitin e shkuar, Japonia pezulloi përdorimin e disa dozave të vaksinës Moderna pasi në disa shishe, u gjet një ndotës çeliku.

Kategoritë
BotaLajme