Modric: Anglia ka shumë arrogancë, do ishte mirë të mos na nënvlerësonin

Kroacia sfidon nesër Anglinë në ndeshjen e parë të grupit D në orën 15:00. Para kësaj sfide në konferencë për mediet foli kapiteni i ballkanasve, Luka Modric, që u shpreh se sheh një arrogancë kundrejt Kroacisë nga ambienti i Anglisë.

“Shoh te Anglia një arrogancë të tepruar. Ata duhet të jetë në përulur dhe ta respektojnë më shumë kundërshtarin. Gjithsesi, duhet të them se kjo arrogancë vjen nga njerëzit përreth tyre dhe komentuesit e gazetarët dhe jo nga lojtarët dhe pjesëtarët e tjerë të ekipin të Anglisë.

Kohët e fundit nuk kam lexuar shumë në media. Po pres me padurim ndeshjen dhe nuk dua të them më shumë për gjërat që ndodhin anash. Pres që Anglia të jetë shumë agresive dhe të luajë fort që nga fillimi. Gjithsesi ne e kemi përgatitur veten për të përballuar një ekip si Anglia”, u shpreh Modric ndër të tjera.

Kategoritë
Sport