Mohoi gjenocidin në Srebrenicë, deputet e Kuvendit të Malit të Zi votojnë sot për shkarkimin e ministrit Vladimir Leposaviq

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, sot pritet të deklarohen lidhur me iniciativën për shkarkimin e ministrit për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq, raporton radio televizioni i Malit të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kërkoi shkarkimin e Leposaviqit, pasi që ministri në Kuvend duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, ka thënë se “është i gatshëm ta pranojë që në Srebrenicë ka ndodhur dhe kryer gjenocidi, vetëm atëherë kur kjo të konfirmohet”, transmeton Telegrafi.

E shkarkimi i Leposaviqit është i mundur me votat e partisë opozitare, DPS e Millo Gjukanoviqit, që ndryshe bojkoton seancat parlamentare, dhe të disa partive tjera siç është Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviqit, që është pjesë e shumicës parlamentare.

E Fronti Demokratik tashmë ka paralajmëruar se nuk do të  votoj për shkarkimin e Leposaviqit, sikurse Demokratët e Aleks Beçiqit.

Megjithatë, për shkarkim të Leposaviqit kanë paralajmëruar se do të votojnë për nga SDP, SD dhe Partia boshnjake dhe ajo e shqiptarëve.

Kategoritë
LajmeRajoni