Mohon Kurti: Nuk ka kosovarë në luftën e Ukrainës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar të ketë qytetarë të Kosovës të përfshirë në luftë në Ukrainë.

Ai, në një intervistë për BBC Radio, ka deklaruar se kjo është vetëm një nga dezinforatat e radhës të Rusisë.

“Asnjë qytetar nga Kosova nuk ka shkuar për të luftuar në Ukrainë. Ata po thonë lloj-lloj dezinformatash dhe pretendimesh të rreme sepse kjo është pjesë e luftës së tyre hibride”, tha Kurti duke ngritur shqetësimin se kjo fushatë mund të jetë paralajmërim ogurzi edhe për Ballkanin Perëndimor.

“E kemi parë me Ukrainën. Lufta hibride nuk e zëvendëson luftën, është vetëm faza përgatitore e saj, dhe ne duhet të shqetësohemi shumë për të gjitha këto akuza të rreme, sepse janë shenja paralajmëruese për atë që do të ndodhë më pas”, ka thënë Kurti për BBC.

Sipas tij, rajoni po rrezikohet edhe nga mosditancimi I Serbisë nga Rusia.

Kategoritë
LajmeVendi