Morgan Freeman pas 5 vitesh përsëri në reklamën e Turkish Airlines

Të inspiruar nga superkontinenti Pangea, kur kontinentet ishin një copë tokë miliona vjet më parë, reklama e THY jep mesazhin e afrimit të njerëzve dhe botës.

Reklama e re e kompanisë ajrore turke Turkish Airlines (THY), e inspiruar nga superkontinenti Pangea, doli në dritë, ndërsa fytyra e reklamës së re është aktori holivudian, fitues i Oskarit, Morgan Freeman, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhirimet e reklamës filluan në shtator të vitit të kaluar dhe janë xhiruar në Stamboll dhe New York.

Freeman, i cili është fytyra brend e reklamës për herë të dytë që nga viti 2017, përcjell me sukses mesazhin e THY me zërin e tij të veçantë dhe të fortë dhe aktrimin mbresëlënës. Përveç vendndodhjeve aktuale, filmi përfshin gjithashtu efekte vizuale dhe skena animacioni të asistuara nga kompjuteri, njoftoi THY.

Të inspiruar nga superkontinenti Pangea, kur kontinentet ishin një copë tokë miliona vjet më parë, filmi promovues i THY, i cili përcjell mesazhin e afrimit të njerëzve dhe botës, premiera e së cilës do të shfaqet më 13 shkurt në edicionin e 56-të të Super Bowl, të ndeshjes finale të Ligës amerikane të futbolli NFL, që është ngjarja sportive më e ndjekur në botë.

Reklama do të shfaqet në 136 vende të tjera si pjesë e fushatës globale të THY, e cila lidh shumicën e vendeve të botës.

Kryetari i Bordit drejtues dhe Bordit ekzekutiv të Turkish Airlines, Ahmet Bolat u shpreh i lumtur që për të gjashtën herë me krenari prezanton Turqinë në nivel botëror si marka e vetme turke pjesëmarrëse në Super Bowl.

“Ne bashkëpunuam me një yll të rëndësishëm si Morgan Freeman për herë të dytë në filmin tonë, të cilin e filluam me konceptin Pangea. Besojmë se e kemi përcjellë me sukses mesazhin dhe se Freeman do të afrojë distancat me shprehjen dhe aktrimin e tij të fortë”, tha Bolat.

Koncepti Pangea në reklamë spikat duke theksuar unifikimin e rrjetit të gjerë të THY, i cili fluturon në shumicën e destinacioneve ndërkombëtare në botë.

Edhe pse superkontinenti Pangea nuk ekziston sot, THY fokusohet në film në mesazhin e “afrimit të distancës” si një mjet global bashkimi dhe takimi.

Kategoritë
BotaLajme