Mos u habisni, Leo Messi te PSG do të mbajë numër portieri në shpinë

Kudo janë të bindur që Lionel Messi do të veshë fanellën e PSG-së, edhe pse është përfolur edhe për Chelsea e Manchestet United në gatishmëri për të përfituar nëse diçka nuk shkon mirë.

Në kushtet kur favoritët janë francezët, Marca shkruan edhe për numrin që i është ofruar Messit nga PSG.

Ylli argjentinas thuhet se ka refuzuar të marrë numrin 10 që e mban braziliani Neymar. Opsion është edhe numri 19, që sulmuesi e ka mbajtur në vitet e para te Barcelona.

Gjithsesi gazeta spanjollë bën me dije se PSG i ka propozuar Messit numrin 30, që zakonisht në Ligue 1 e mbajnë portierët, dhe ka gjasa që sulmuesi a pranojë.

Kategoritë
Sport