Moska: Kemi shkatërruar 2 mijë e 37 objekte të infrastrukturës ushtarake në Ukrainë

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov bëri të ditur se në Ukrainë janë shkatërruar 2 mijë e 37 objekte të infrastrukturës ushtarake.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov bëri të ditur se në Ukrainë janë shkatërruar 2 mijë e 37 objekte të infrastrukturës ushtarake.

Konashenkov deklaroi se ushtria ruse shkatërroi një depo në Jitomir, ku ndodheshin sistemet antitank NLAW dhe Javelin.

Duke vënë në dukje se ushtria ruse vazhdon të ngushtojë rrethimin përreth qytetit ukrainas të Mariupolit, Konashenkov tha se ata morën kontrollin në Pribrajenka, Komsomolskoye, Zagornoye, Dorozhniyanka, Reshetilovskoye, Konstantinovka, Shevchenko, Chubarevka, Proletarska dhe Lyubimovka.

Ai theksoi se ata vazhdojnë sulmet e tyre ndaj objekteve të infrastrukturës ushtarake ukrainase, Konashenkov dha informacionin e mëposhtëm: “Që nga fillimi i operacionit janë shkatërruar gjithsej 2 mijë e 37 objekte të infrastrukturës ushtarake. Këtu përfshihen 71 qendra komandimi dhe komunikimi të ushtrisë ukrainase, 98 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore S-300, Buk M-1, Osa dhe 61. stacionet e radarit.”

Konashenkov tha se u shkatërruan edhe 66 avionë, 708 tanke dhe automjete të blinduara, 74 raketahedhës me shumë tyta, 261 mortaja dhe 56 mjete ajrore pa pilot që i përkisnin ushtrisë ukrainase.

Kategoritë
BotaLajme