Moti në Kosovë për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e shtune, vende–vende mund të sjellin riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme