Motori i ri i dronëve të Turqisë debuton në TEKNOFEST

Motori PD222ST është 5 kilogramë më i lehtë dhe 55 kuaj fuqi më i fuqishëm se motori i parë turbo-diesel i aviacionit vendor dhe kombëtar të Turqisë.

TUSAS Engine Industries (TEI) shfaqi motorin e ri të dronëve të Turqisë të mërkurën për herë të parë në ngjarjen më të madhe të teknologjisë dhe aviacionit të vendit, TEKNOFEST, raporton Anadolu Agency (AA).

Motori PD222ST është pesë kilogramë më i lehtë dhe 55 kuaj fuqi më i fuqishëm se motori i parë turbo-diesel i aviacionit vendor dhe kombëtar të Turqisë TEI-PD170 i përdorur në mjetet ajrore pa pilot.

Në një intervistë ekskluzive për AA, Drejtori i Përgjithshëm i TEI dhe Kryetari i Bordit, Mahmut Faruk Aksit tha se PD170 është zhvilluar për nevojat e dronit Anka-S.

Duke vënë në dukje se Anka e parë fluturoi me një motor të importuar 155 kuaj fuqi dhe kishte disa probleme me furnizimin, Aksit tha se si rezultat, ata filluan të punojnë në PD170.

Duke nënvizuar se me përdorimin e dizajnit të inxhinierëve turq dhe prodhimin e teknikëve turq, ata kanë zhvilluar lartësinë më të madhe mbidetare në botë në klasën e tij të motorit më shpenzimet më të ulëta të karburantit në mënyrë që të mund të funksionojë normal deri në 40 mijë metra, Aksit vuri në dukje se produktet konkurruese janë të dizajnuara në përgjithësi për të vepruar rreth 7.620 metra.

Ai tha se pasi zhvilluan strukturën kryesore të motorit, ata filluan të prodhojnë motorë me derivate për nevoja të tjera duke e mbajtur pjesën e brendshme të këtij motori të njëjtë.

“Kështu e kemi zhvilluar PD222ST. Do të ketë edhe versione të ndryshme të tij ‘ST’ do të thotë turbo e vetme, ky është një version i turbo e vetme”.

– Më shumë se 60 PD170 të prodhuara

Aksit tha se ata vazhduan prodhimin masiv të PD170 përveç punës së tyre të zhvillimit.

“Motorët që prodhuam në total tejkaluan 60”, shtoi ai.

Duke vënë në dukje se ata ekspozuan prototipin e parë të PD222ST në TEKNOFEST, ai tha se motori iu nënshtrua testeve serioze dhe proceset e maturimit vazhdojnë.

“Duhet një periudhë prej një viti për të hyrë në prodhimin masiv. Në vitin e ardhshëm, ne synojmë të njoftojmë se edhe kjo ka fluturuar dhe ka hyrë në prodhimin masiv”.

– TEKNOFEST filloi të martën në Stamboll

Veprimtaria gjashtë-ditore në Aeroportin Ataturk, e organizuar nga Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë Turke (Fondacioni T3) dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë e Turqisë, mbahet në qytete të ndryshme turke në vitet çift dhe metropolin e Stambollit në vitet teke.

Vitin e kaluar, ngjarja u organizua praktikisht në provincën Gaziantep për shkak të masave të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Në vitin 2019, rreth 1.72 milionë njerëz vizituan ngjarjen në Stamboll.

Anadolu Agency ka qenë partneri global i komunikimit të ngjarjes që nga viti 2018.

Kategoritë
BotaLajme