Mourinho i thotë Spallettit se do ta humbë ndeshjen ndaj Romës

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka bërë shaka me homologun e tij te Napoli, Luciano Spalletti, pasi Partneopei regjistruan tjetër fitore të dielën

Dy strategët u paraqiten në një emision televiziv, mjaft të disponuar, pas një fundjavë të suksesshme.

“Punë e shkëlqyer, Spallettone! A dëshiron t’i fitosh të gjitha ndeshjet?”, pyeti Mourinho në DAZN.

Spalletti iu përgjigj: “Sillu mirë, ti je i rrezikshëm”.

Pas pauzës për ndeshjet e përfaqësueseve, Napoli do të luajë në shtëpi kundër Torinos, para se të udhëtojë te Roma më 24 tetor.

Duke pasur në mendje atë ndeshje, Mourinho i ka thënë: “Sipas mendimit tim, do të duhet ta humbësh ndeshjen e ardhshme si mysafir”.

Napoli është lider në Serie A me shtatë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, derisa Roma ndodhet në vend të katërt me gjashtë pikë më pak.

Kategoritë
LajmeSport