“Mposhtja e grusht shtetit të vitit 2016 ‘burim i përbashkët krenarie’ për kombin turk”

“Eposi i 15 korrikut është një burim i përbashkët krenarie për të gjithë ne. 15 korriku, është fitorja e kombit, e vullnetit kombëtar, e atyre që vendosin zemrën e tyre për demokracinë”, tha Erdoğan.

Zmbrapsja e përpjekjes së grusht shtetit të vitit 2016 në Turqi është “një burim i përbashkët krenarie” për kombin, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke shënuar përvjetorin e pestë të grusht shtetit të mposhtur, raporton Anadolu Agency (AA).

“Eposi i 15 korrikut është një burim i përbashkët krenarie për të gjithë ne. 15 korriku është fitorja e kombit, e vullnetit kombëtar, e atyre që vendosin zemrën e tyre për demokracinë”, tha Erdoğan në ceremoninë përkujtimore në parlament.

Ai theksoi se askush nuk ka të drejtë të minimizojë luftën e lavdishme të kombit natën e përpjekjes për grusht shteti nga organizata terroriste FETO.

15 korriku, dita e grushtit të shtetit të mposhtur, tani shënohet në Turqi si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, me përkujtimet të vendosura në të gjithë Turqinë.

Erdoğan tha se 15 korriku është dita kur drejtësia fitoi kundër shtypjes dhe liria kundër nënçmimit.

“Dëshmorët e 15 korrikut janë përfaqësuesit e sotëm të luftës për të drejtën kundër kotësisë, shtypjes dhe blasfemisë,” shtoi ai.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 persona u martirizuan ndërsa 2.734 të tjerë u plagosën.

Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Kategoritë
BotaLajme