Muhaxheri: Do ta zhvillojmë turizmin malor në Pejë

Bartësi i listës së asamblistëve të PDK-së në garën për Pejën, Arton Muhaxheri, tha se kjo komunë ka kapacitet për turizëm malor.

AI tha se grupi i asamblistëve të PDK-së do të punojë që Peja të kthehet në një pikë atraktive për turistët.

Peja ka pozicionin më të mirë gjeografik për zhvillim e turizmin malor, dhe për këtë do të kujdeset grupi i ardhshëm i asamblistëve të PDK-së, duke iniciuar ndërtimin e fshatrave malor, qendra për promovimin e produkteve vendore, rregullimin e qendrave për turistët”, tha ai ndër të tjerash përmes një video mesazhi.

Muhaxheri  tha se Peja do të bëhet qytet i gjelbër.

Kategoritë
LajmeVendi