Muja: Buxheti i viti 2022 do të jetë më gjithëpërfshirësi në historinë e Kosovës

Kryetari i Komisionit për Buxhet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, ka thënë se buxheti prej 2.7 miliardë euro i vitin 2022 do të jetë buxheti më i lartë dhe më gjithëpërfshirësi në historinë e Republikës së Kosovës.

“Komisioni e shqyrton projektligjin dhe e rekomandon në parim, ne gjatë shqyrtimit kemi konstatuar se ky ligj i përmban parakushtet bazë sipas ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësisë dhe për arsye i kemi rekomanduar edhe këtij Kuvendi edhe deputetëve që ta miratojnë në lexim të parë. Nga shqyrtimi në lexim të parë vërehet që buxheti i Republikës së Kosovës i propozuar për vitin 2022 parashihet të jetë 2.7 miliardë që do të jetë një nga buxheti më i lartë dhe ndoshta më gjithëpërfshirës në historinë e Kosovës”.

“Në vitin 2022 do të jetë rreth 513 milionë euro më i madh se në vitin 2020 apo 655 milionë se në vitin 2019”, tha Muja.

Muja gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se të hyrat buxhetore për vitin 2022 parashihen të jenë 2.3 miliardë euro dhe se Qeveria Kurti për herë të parë po propozon që në baza mujore t’i mbledhë rreth 200 milionë euro nga tatimet.

“Të hyrat buxhetore të propozuara për vitin 2022 parashihen të jenë 2.3 miliardë euro që është dikur rreth 642 milionë euro më shumë sesa në vitin 2020 apo rreth 467 milionë euro më shumë sesa në vitin 2019”.

“Në terma më të thjeshtë kjo i bie që Qeveria Kurti për herë të parë po propozon që në baza mujore t’i mbledhë rreth 200 milionë euro nga tatimet duhet t’ju rikujtojë që në vitin 2020 Qeveria e Kosovës mblidhte rreth 147 milionë euro në muaj nga tatimet” tha Muja.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi