Muriqi: Nuk ka rëndësi kush shënon golin, me rëndësi fitorja dhe ekipi

Kosova ka shënuar fitore ndaj Gjeorgjisë si mysafirë me rezultat 1-0 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Sulmuesi që ishte akteri kryesore në këtë ndeshje, Vedat Muriqi, ka thënë se fitorja ishte shumë e rëndësishme.

“Jam i lumtur me fitoren e parë në kualifikime, ishte e rëndësishme. Sa i përket golit nuk ka rëndësi kush e shënon, rëndësi ka fitorja, ekipi. Presim Greqinë në Kosovë, shpresoj të bëjmë 6 pikë”.

“Kur fitorja vjen si mysafir është edhe më e mirë. Ishte fitorja e parë. Do pushojmë dy ditë. Do të mundohemi të nxjerrim fitore edhe ndaj Greqisë”

“Do koncentrohemi dhe do mundohemi të bëjmë me te mirën”, ka thënë Muriqi.

Tutje ai ka folur edhe për mënyrën e lojës te Lazio me trajnerin Maurizio Sarrin.

‘’Punoj me një trajner që është ndër 10 më të mirët në botë. Ai nuk e ka qejf lojën me topa të gjatë. Me Sarrin e pamundur të luhet me topa të gjatë. Unë dhe Nuhiu kemi provuar të luajmë në ajër shumë dhe të marrim faulla. Kjo ka qenë edhe taktikë dhe besoj që e kemi ndihmuar Kosovën’’, deklaroi Muriqi.

Kategoritë
LajmeSport