Muriqi protagonist në LaLiga, shënon golin e katërt për Mallorca

Vedat Muriqi ka shënuar një tjetër gola në LaLiga me fanellën e Mallorca.

Sulmuesi nga Prizreni ka ndëshkuar skuadrën e Alaves, që renditet në vendin e fundit në klasifikim.

Në fundin e pjesës së parë futbollisti i huazuar nga Lazio realizoi golin që i çoi shifrat në 2-0.

Për Muriqin ky është goli i katërt me fanellën e Mallorca në LaLiga, ndërkohë që ka dhënë edhe një asist në 12 ndeshje të luajtura deri më tani.

Kategoritë
Sport