Musliu e cilëson si shkelje të Kushtetutës prezencën e bashkëshortit të Osmanit në trajnimin e FSK-së

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka cilësuar si shkelje të Kushtetutës prezencën e Prindon Sadriut, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, me veshje ushtarake gjatë monitorimit të FSK-së, në operacionin “Defender Europe 2021”, raporton Ekonomia Online.

“Çfarë grade mban Prindon Sadriu si rezervist që është ai, është i obliguar të marr pjesë në trajnime dhe në sa trajnime ka marr pjesë a ka pasur ftesë në këtë ceremoni dhe nga kush është ftuar. Kjo është shkelje e Kushtetutës nga presidentja për interesa individuale”.

Kategoritë
LajmeVendi