Mussolini mbetet “qytetar nderi” në Pezzana, shpërthejnë polemikat

Benito Musolini mbetet qytetar nderi i Pezanas në Itali, si ishte vendosur në vitin 1924. Rreth 100 vite më vonë, në fakt, në mënyrë unanime të pranishmit në këshillin komunal vendosën të konfirmojnë titullin qytetar nderi për Duçen.

Të menjëhershme kanë qenë polemikat për faktin se një person që ka kryer krime, vijon të jetë qytetar nderi. Aktualisht në Itali ka ende njerëz të cilët mendojnë se Mussolini ka bërë gjëra të mira dhe se historia nuk duhet të ndryshohet.  Shumë komuna të tjera në Itali ia kanë hequr këtë titull nderi, por Pezana nuk pranon.

Dy vite më parë komuna publikoi një libër në të cilin citohej titulli i nderit për Mussolinin.

Kritika kanë shprehur dhe përfaqësues të partive të ndryshme politike të cilët shpresonin që qyteti të merrte një vendim të duhur, dhe jo të konfirmonte titullin.

Kategoritë
BotaLajme