Mustafi: Shqiptarët e Luginës rinisin bisedimet me qeverinë e Serbisë për të drejtat, plani 7 pikësh

Qeveria e Serbisë ka rinisur për herë të parë që nga 2013 bisedimet me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për planin 7 pikësh që ka të bëjë me të drejtat e tyre bazë.

Pavarësisht se plani 7 pikësh është përpiluar dhe dakordësuar nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe është miratuar nga qeveria e Serbisë, ai nuk është zbatuar, kjo edhe për shkak të reformës në gjyqësor.

Pas 8 viteve kanë rifilluar bisedimet për realizimin e këtij plani  që përmban çështje jetësore bazike të tilla si arsimi, shëndetësia etj.

Detajet lidhur me këtë plan i jep Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi gjatë një intervistë për gazetaren e ABC Linda Karadaku.

Mustafi bën të ditur se platforma ‘Masat urgjente për afirmimin e të drejtave shqiptare së Luginës së Preshevës’ është aprovuar nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë në mars të vitit 2013, ndërkaq plani 7 pikësh është aprovuar nga Qeveria e Serbisë në qershor të vitit 2013.

“Po, ka përparim dialogu për planin 7 pikësh… Platforma masat urgjente për avancimin e të drejtave të shqiptarëve është aprovuar nga kuvendi i këshilltarëve shqiptar që në 2013. Në 4 qershor të 2013 është aprovuar edhe nga qeveria e Serbisë. Pas 2 viteve, ishte ndërprerë për shkak të reformës në gjyqësor. Përfundimisht pas 8 viteve e kemi nisur këtë proces edhe pse me shumë skepticizëm… megjithatë shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë qenë vazhdimisht të gatshëm që të takohen dhe të kërkojnë implementimin e planit 7 pikësh. Edhe në fushën e arsimit, të shëndetësisë ku janë të privuar nga të drejtat e tyre për tu vetë organizuar dhe avancuar që do të sigurohem

Që shqiptarët të akomodohen në një sistem të decentralizuar. Ky proces s’ka të bëjë me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Por ka të bëjë me çështjet jetësore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Bëhet fjalë për të drejta bazë”, tha ai mes të tjerash. be.k/abcnews.al

Kategoritë
LajmeVendi