Myftiu Tërnava priti në takim ministrin Vitia, flasin për parandalimin e pandemisë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti sot në takim ministrin e Shëndetësisë në Republikën Kosovës,  Arben Vitia, ku temë diskutimi ishte parandalimi i pandemisë globale COVID-19.

Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës në respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

Ai më tej tha se edhe ne si BIK me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në përputhje me masat e reja anti-covid , kemi njoftuar imamët e nëpunësit fetar për masat e reja të Qeverisë dhe vendimin e Kryesisë se BIK-ut mbi kryerjen e riteve fetare me xhemat në objektet fetare dhe hapësirat përreth tyre bazuar në manualin anti covid.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë,  Arben Vitia, vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë kohë pandemie, por edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka apeluar qytetarët të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe mos të hezitojnë nga vaksinimi.

Kategoritë
LajmeVendi