Mysafir i paftuar, elefanti thyen murin e kuzhinës për të kërkuar ushqim – tajlandezja habitet kur e sheh çfarë i ka bërë pronës së saj

Rachadaun Puengrapsom nga Tajlanda, e zgjoi një zhurmë e madhe që e dëgjoi në orët e para të mëngjesit të shtunës. Kur u fut në kuzhinë hasi në një mysafir të paftuar.

Bëhet fjalë për elefantin Banchu i cili theu murin e kuzhinë, pasi që me sa duket ishte i uritur dhe ishte në kërkim të ushqimit

Pronarja e gjeti kuzhinën në një gjendje kaotike, elefanti me hundë kishte bastisur gjithçka – e të gjitha enët i kishte hedhur nëpër tokë.

E pushtuar nga shoku, Puengrapsom nuk dinte çfarë të bëhet – por këtë skenë e filmoi me telefon të mençur.

Siç raportojnë mediat tajlandeze, Banchu ka shkaktuar dëme materiale – duke thyer murin e kuzhinë që kap vlerën e prej mbi 50.000 baht (140 funte).

Kategoritë
LajmeTë ndryshme