“Na detyrojnë të protestojmë”, serbët në veri të Kosovës rrëfejnë kërcënimet e “të vetëve”

Dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë, vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga kamionët dhe makinat e vendosura nga banorët lokalë serbë që nga dita kur Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e vendimit të saj për reciprocitet me Serbinë sa i takon targave të automjeteve.

Prishtina zyrtare vendosi që duke nisur nga 20 shtatori, mjeteve me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, t’iu vihen targa të përkohshme, dicka që Serbia e bën prej shumë vitesh me mjetet që hyjnë nga Kosova.

Disa punonjës të institucioneve serbe që veprojnë në Kosovë kanë konfirmuar për REL se janë “detyruar” që te kujdesen me turne për bllokimin e vendkalimeve kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Ata folën në kushte anonimati dhe thanë se autoritetet lokale po u kërkojnë ta bëjnë nje gje te tille. Teksa protestat e serbëve në këto zona vazhdon, shumica e objekteve hoteliere në katër komuna në veri po mbyllen.

REL mësoi se qëllimi i kësaj mase është që sa më shumë njerëz të shkojnë në barrikada në Leposavic, ku ndodhet vendkalimi i Jarinjës, ose në Zubin Potok, në territorin e të cilit ndodhet pika kufitare e Bërnjakut. Edhe pronarët e objekteve hotelierike në veri të Kosovës nuk kanë dashur të zbulojnë identitetin e tyre.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi