“Na e kujton luftën e 1999-ës”, flet kosovarja pas tornados që shkaktoi tragjedi në SHBA

Ganimete Ademi, 46-vjeçarja nga Kosova, ka thënë se tornadoja në Kentaki të SHBA-së, ku humbën jetën rreth 100 persona, ia përkujton asaj luftën e fundit në Kosovë.

“Ne vijmë nga lufta; kjo na kujton, prek kujtimin e asaj, ku kemi qenë dhe si kemi ardhur këtu”, tha Ademi, e cila u largua nga Kosova në vitin 1999 gjatë luftës, në të cilën humbi xhaxhain dhe një nip. Tani ajo shikon përreth lagjes së saj, raporton AP, përcjell lajmi.net.

“Mu është kthyer kujtesa 22 vjet më parë,” tha ajo.

Një nga familjet që humbi shumë anëtarë ishte nga Bosnja. Dy vëllezër jetonin në shtëpitë ngjitur me njëri-tjetrin me familjet e tyre, bëri me dije kosovarja.

“Ata ishin të lumtur dhe të shoqërueshëm, mbanin festa gjatë verës në oborr”, deklaroi tutje ajo. Nga familjet e dy vëllezërve, një grua vdiq, së bashku me dy fëmijë dhe dy foshnja, bëri të ditur policia.

Nga goditja e njëpasnjëshme e tornadove të shumta, në Kentucky të SHBA-ve kanë humbur jetën të oaktën 100 persona, por ky numër besohet se është më i madh, sipas guvernatorit të këtij vendi, Andy Bashir.

Kategoritë
BotaLajme