Nagavci: Partitë kanë ndërhyrë brutalisht në arsim, janë humbur dy dekada

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Albërie Nagavci tha se situata në arsim nuk ka ndodhur rastësisht, duke fajësuar për dy dekadat qeveritë që kanë pasur ndikim në të.

Ajo në seancën e Kuvendit, shtoi se gjendja në arsim është larg rezultateve të cilat synohen.

Nagavci tha se 29 mësimdhënës kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 2 652 nxënës janë infektuar.

“Gjendja në arsim është larg rezultateve që ne i synojmë dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht por janë më shumë se dy dekada në ndërhyrjet politike që kanë bërë”.

“Duhet të reflektoni për ndikimin që keni pasur të kaluarën dhe me një bashkëpunim të angazhohemi për këto rezultate, sa i përket çështjes së pandemisë ka shumë negativ afatshkurta dhe afatgjatë në Kosovë”.

“Përderisa rëniet ekonomike mund të përmirësohen humbjet në njerëz mbeten më të rënda. Duhet vëmendje e fort në sektorin e arsimit. Jemi ballafaquar me shumë sfida. Kemi pasur 29 mësimdhënës të vdekur, 2652 nxënës kanë rezultuar të infektuar”.

Kategoritë
LajmeVendi