NATO aktivizon për herë të parë në histori Forcën e Reagimit, 40 mijë ushtarë në gatishmëri

NATO ka aktivizuar Forcën e saj të Reagimit, duke shënuar herën e parë që aleanca ka aktivizuar forcën potencialisht prej 40,000 trupash për një rol “parandalues dhe mbrojtje”, sipas një zëdhënësi të NATO-s.

Kjo do të thotë se 8,500 trupat amerikane janë vënë në gatishmëri, raporton ABC News, përcjell lajmi.net.

Vendimi vjen pas një takimi të ministrave të NATO-s mëngjesin e së premtes në Bruksel.

Për t’u aktivizuar, 30 anëtarët e NATO-s duhet të bien dakord , e cila është nën komandën e gjeneralit Told Wolters, Komandantit Suprem të NATO-s.

Kategoritë
BotaLajme