NATO dënon aktivitetet kibernetike kineze që synojnë sigurinë euro-atlantike

“Dënojmë veprimtarinë e dëmshme kibernetike të krijuar për të destabilizuar dhe dëmtuar sigurinë euro-atlantike dhe për të prishur jetën e përditshme të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e NATO-s

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar aktivitetet kibernetike nga Kina me qëllim të shkaktimit të dëmtimit të sigurisë euro-atlantike, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dënojmë veprimtarinë e dëmshme kibernetike të krijuar për të destabilizuar dhe dëmtuar sigurinë euro-atlantike dhe për të prishur jetën e përditshme të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Duke theksuar vendosmërinë e NATO-s për të parandaluar dhe luftuar kërcënimet kibernetike, thuhet se aktivitete të tilla dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës kibernetike.

“Mirëpresim deklaratat e aleatëve si Kanadaja, Britania dhe SHBA-ja që për hakimin e serverave të Microsoft Exchange atribuojnë Kinën”, thuhet më tej.

Të gjitha vendet, përfshirë Kinën, janë thirrur t’i përmbahen detyrimeve ndërkombëtare në hapësirën kibernetike.

Po ashtu u theksua “gatishmëria për të mbajtur dialog konstruktiv me Kinën”.

Bashkimi Evropian (BE) gjithashtu lëshoi ​​një deklaratë duke kërkuar që Kina të ndërmarrë veprime kundër veprimtarive të dëmshme kibernetike nga territori i saj dhe dënoi me forcë veprimtaritë e përmendura.

Kategoritë
BotaLajme