NATO dërgon raketat e famshme pranë Ukrainës, avionët mbulojnë qiellin

NATO ka vendosur raketa anti-ajrore me rreze të gjatë veprimi edhe në Sllovaki. Vendimi është shpallur sëfundmi teksa shtetet e NATO-s janë duke kryer manovra ushtarake me raketat anti-ajrore “Patriot” pranë kufirit me Ukrainën.

Në këtë stërvitje marrin pjesë bateritë e raketave “Patriot” nga Gjermania dhe Holanda, ndërsa janë angazhuar edhe avionë amerikanë “F-18” si edhe avionë sllovakë “Mig-29”.

Po ashtu, në stërvitje janë angazhuar edhe disa avionë polakë.

NATO thotë se vendosja e raketave “Patriot” në Sllovaki, e cila kufizohet me Ukrainën, po kryhet për të rritur mbrojtjen e popullsisë dhe territorit sllovak.

“Dislokimi mbrojtës i sistemit Patriot në Sllovaki, e cila kufizohet me Ukrainën, po kryhet për të rritur mbrojtjen e popullatës dhe territorit sllovak”, tha gjenerallejtënant Pascal Delerce, Zëvendës Komandanti i Komandës Ajrore të Shtabit. “Kjo stërvitje e përbashkët do të demonstrojë aftësitë e mbrojtjes tokë-ajër të NATO-s dhe do të promovojë integrimin e sistemit Patriot në rrjetin që garanton sigurinë dhe integritetin e hapësirës ajrore të NATO-s”, shtoi gjenerallejtënant Delerce.

Gjatë stërvitjes, stafi do të testojë taktikat, teknikat dhe procedurat e Postës së Komandës për të ndërtuar komunikime të forta midis mjeteve tokësore dhe ajrore. Ata do të ekzekutojnë një sërë skenarësh realistë, duke përfshirë simulimet e sulmeve me raketa cruise dhe avionë të shumtë armiqësorë. Të gjitha sistemet që mbrojnë kundër objektivave ajrore do të integrohen dhe koordinohen ngushtë me forcat e NATO-s.

Kategoritë
BotaLajme