NATO, diskutime mbi kërcënimin që paraqesin Rusia dhe Kina

Presidenti amerikan Joe Biden takohet të martën me aleatët e Bashkimit Evropian pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë me udhëheqësit e NATO-s dhe përpara një takimi të shumëpritur me Presidentin rus Vladimir Putin. Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” Patsy Widakuswara njofton nga Brukseli.

Pas takimit të Grupit të Shtatëshes (G-7) në Britani, një tjetër të takim për të forcuar marrëdhëniet transatlantike, ai i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Bruksel. Tridhjetë vendet anëtare ripohuan mbështetjen ndaj aleancës ushtarake që lidh Evropën dhe Amerikën e Veriut.

Sidomos në një kohë kur regjimet autoritare si Rusia dhe Kina sfidojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla“, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Kategoritë
BotaLajme