NATO do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

“NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje politike dhe praktike për partnerin tonë të vlefshëm”, tha Jens Stoltenberg, i cili ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe se mbështetja e aleancës për Ukrainën do të vazhdojë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në rrjetet sociale, Stoltenberg tha se ka zhvilluar bisedë telefonike Zelensky-n.

Ai tha se gjatë bisedës diskutuan përforcimet ushtarake të Rusisë në dhe rreth Ukrainës.

“NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje politike dhe praktike për partnerin tonë të vlefshëm”, theksoi shefi i aleancës ushtarake.

Stoltenberg përsëriti thirrjen e tij për Rusinë që të ulë tensionet dhe të ndjekë rrugën e dialogut për një zgjidhje paqësore.

Kategoritë
BotaLajme