NATO refuzon kërkesën e Rusisë për t’u tëhequr nga Bullgaria dhe Rumania

NATO hodhi poshtë kërkesën e Rusisë për tërheqjen e trupave të aleancës dhe mbylljen e bazave në Bullgari dhe Rumani.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu bëri një deklaratë në lidhje me kërkesën e sjellë në rend të ditës nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

“NATO nuk do të kompromentojë aftësinë e aleatëve për siguri dhe mbrojtjen e njëri-tjetrit, duke përfshirë praninë e trupave në pjesën lindore të aleancës”,  tha Lungesku.

Duke u shprehur se kërkesat e Rusisë do të krijojnë anëtarë të klasit të parë dhe të dytë të NATO-s, Lungesku deklaroi se nuk do ta pranojnë këtë.

“Ne hedhim poshtë idenë e krijimit të çdo sfere ndikimi në Evropë. Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi përkeqësimit të mjedisit tonë të sigurisë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes sonë kolektive. NATO është vigjilente dhe vazhdon të vlerësojë nevojën për të forcuar pjesën lindore të aleancën tonë”, tha Zëdhënësja e NATO-s.

Në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë iu përgjigj pyetjes se çfarë do të thotë për Bullgarinë dhe Rumaninë kërkesa e Rusisë për kthimin e NATO-s në periudhën përpara vitit 1997.

Në këtë përgjigje thuhej se Rusia donte që “forcat, pajisjet dhe armët e huaja” të tërhiqen dhe të ndërmerren hapa të tjerë për të rivendosur rendin në vendet joanëtare të NATO-s në vitin 1997, “Kjo përfshin Bullgarinë dhe Rumaninë”.

Procesi i anëtarësimit në NATO të Bullgarisë dhe Rumanisë filloi në vitin 1997 dhe të dy vendet u bënë anëtarë të NATO-s në vitin 2004.

Ndërkaq Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me kryediplomatin rus Sergey Lavrov në Gjenevë të Zvicrës për të vazhduar bisedimet mbi dy projekt-traktatet që Moska ua dorëzoi muajin e kaluar SHBA-së dhe NATO-s pas negociatave të javës së kaluar që përfunduan pa përparim.

Në takimin e Këshillit NATO-Rusi më 12 janar, aleanca ushtarake hodhi poshtë tashmë kërkesën e Rusisë për të ndalur procesin e zgjerimit të NATO-s dhe për të tërhequr forcat nga krahët lindorë të NATO-s, duke i bërë thirrje Moskës që t’i japë fund retorikës kërcënuese dhe grumbullimit ushtarak brenda dhe përreth Ukrainës.

 

Kategoritë
BotaLajme