NATO rrit “masat e përshtatura të sigurimit” për Turqinë

“Ne kemi rritur kontributet tona në masat tona të përshtatura të sigurimit për Turqinë dhe mbetemi të përkushtuar për zbatimin e tyre të plotë”, theksohet në njoftim

Sipas një njoftimi të lëshuar pas takimit të sotëm të NATO-s në Bruksel, krerët e vendeve anëtare të aleancës kanë rënë dakord të rrisin kontributet në “masat e përshtatura të sigurimit” për Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne kemi rritur kontributet tona në masat tona të përshtatura të sigurimit për Turqinë dhe mbetemi të përkushtuar për zbatimin e tyre të plotë”, theksohet në njoftim.

Situata në Siri po ashtu ishte në rendin e ditës derisa liderët diskutuan raketat e lëshuara nga Siria.

“Ne mbetemi vigjilent për lëshimet e raketave nga Siria, të cilat përsëri mund të godasin ose shënjestrojnë Turqinë. Ne vazhdojmë të monitorojmë dhe vlerësojmë kërcënimin e raketave balistike nga Siria”, thuhet në njoftim.

Më tej, përsëritet vlerësimi i vendeve anëtare për aleaten e tyre, Turqinë, për pritjen e miliona refugjatëve sirianë.

Kategoritë
BotaLajme