NATO vendos raketat “Patriot” në Sllovaki

Ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaroslav Nad njoftoi se vazhdon transferimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore gjermane dhe holandeze “Patriot” në Sllovaki.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Jaroslav Nad deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, që janë siguruar nga Gjermania dhe Holanda, janë dërguar përkohësisht në Sllovaki për të forcuar krahun lindor të NATO-s për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Duke sqaruar se sistemi i mbrojtjes ajrore do të vendoset në bazën ajrore në qytetin Sliac, ministri Nad theksoi se në kuadër të këtij misioni në vend do të vendosen 2.100 ushtarë të NATO-s.

Ministri sllovak vuri në dukje se sistemi i mbrojtjes ajrore “Patriot” nuk do të zëvendësojë sistemin e mbrojtjes ajrore “S-300”, të prodhuar nga Rusia dhe që vendi tashmë disponon, por do të forcojë vetëm mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit.

Kemi planifikuar zëvendësimin e sistemeve “S-300” për shkak të moshës, gjendjes teknike dhe aftësive të tyre,- u shpreh ministri Nad dhe potencoi se ata janë të gatshëm t’i japin Ukrainës “S-300” që disponon Sllovakia nëse vendit të tij do t’i jepet një sistem tjetër i mbrojtjes ajrore.

Kategoritë
BotaLajme