Ndahet nga jeta Colin Powell, ish sekretari i parë amerikan me ngjyrë

Colin Powell, ish sekretari i parë amerikan me ngjyrë ka humbur jetën për shkak të Covid në moshën 84 vjeçare. Ai ndihmoi në formimin e politikës së jashtme amerikane në fund të shekullit të 20-të dhe në vitet e para të shekullit 21.

Powell ishte një ushtarak i shquar. Ai gjithashtu u bë këshilltari i parë me ngjyrë i sigurisë kombëtare gjatë përfundimit të presidencës së Ronald Reagan dhe kryetari i parë afro -amerikan i Shefave të Shtabit të Përbashkët nën udhëheqjen e George W Bush.

Popullariteti i tij kombëtar u rrit pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjatë Luftës së Gjirit, dhe në mesin e viteve ’90, ai u konsiderua një nga pretendentët kryesorë për t’u bërë Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara.

 

Kategoritë
BotaLajme