Ndahet nga jeta, humanisti Besnik Skeja

Të premten ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, Besnik Skeja, aktivist shumëvjeçar i shoqatave humanitare në Prizren. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të afërm dhe miq, me përkujtime mortore në rrjete sociale.

“Lajm mortor që sot tronditi Prizrenin.Paska ndërruar jetë haxhi Besnik Skeja, një atdhetar dhe besimtar i devotshëm, shok i sinqertë sa s’bëhet më,humanist i dalluar i shoqatës “Arasta”, që gjatë do të mbahet mend.

Ngushëllime familjes,shokëve dhe nevojtarëve që ju trokiste derë më derë,jo vetëm në ditë Ramazani e Bajrami… Allahi të mëshiroft e shpërbleft Besnik,do të na shoqërojë gjithmonë hija jote e Xhehnetit !”, thuhet në një nga përkujtimet mortore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me ikindi në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet