Ndërhyrja e ashpër e policisë gjermane ndaj 13-vjeçarit turk (Video)

Në Duisburg të Gjermanisë, pamjet e ndërhyrjes së ashpër të policisë ndaj 13-vjeçarit, Emirhan Altintas me arsyetimin se grisi posterin elektoral, kanë shkaktuar reagim të madh.

Në pamjet e regjistruara më 12 prill, pavarësisht reagimit të njerëzve përreth, dy punonjës policie, njëra prej të cilëve grua, i hipën sipër të miturit që e kishin shtrirë në shpinë dhe polici mashkull e shtypte me gju gjoksin e fëmijës.

Njerëzit përreth thanë “Ai është ende një fëmijë i vogël. Lëreni të shkojë!” Gjithashtu u pa se policia, e cila nuk e vuri re reagimin e tyre, i vuri  prangat nga pas.

Fatih Zingal, avokati i familjes Altintas, ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter se është takuar me familjen dhe se ata do të ndjekin ngjarjen.

“13-vjeçari Emirhan Altintas, me banim në Duisburg të Gjermanisë, është dhunuar nga policia me arsyetimin se grisi posterin zgjedhor. Unë fola me familjen. Emirhani nuk mundi as të merrte frymë dhe as të bënte zë kur policia i hipi sipër. Ne do ta ndjekim rastin”, tha Zingal.

Duke kritikuar qëndrimin e policisë në komentet e pamjeve në rrjetet sociale, ndërhyrja e ashpër ndaj të miturit shkaktoi një reagim të madh.

Kategoritë
BotaLajme