Ndërroi jetë zejtari dhe veprimtari prizrenas, Luigj Kuzhnini

Ndërroi jetë zejtari dhe veprimtari prizrenas, Luigj Kuzhnini

Ai ishte shembull se si duhet të punohet për çështjen e kombit, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Z. Kuzhnini ka qenë argjendar dhe biznesmen shumë i respektuar, ndërsa do të jetojë gjatë në kujtimet e prizrenasve dhe kosovarëve, pasi së bashku me shumë zejtarë ka qenë themelues i shumë shoqatave si dhe Lidhjes së Shqiptarëve në Botë.
Ishte në të gjitha organizimet e mërgatës shqiptare në Kroaci, duke luajtur një rol të rëndësishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Familjes së tij, pos autoriteteve nga Prizreni ngushëllime i ka shprehur edhe Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve “Oda e Prizrenit”.
Referuar njoftimit varrimi i tij bëhet në varrezat “Brezovica” në Zagreb./Gazeta e Prizrenit
Kategoritë
LajmeVendi