Ndërron jetë Ado Campeol, që njihet si “babai” i ëmbëlsirës Tiramisu

Tiramisu e cila ka kuptimin “më merr” është shumë e njohur dhe është bërë një pjesë e kuzhinës italian.

Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, Ado Campeol, i cili njihet si “babai” i ëmbëlsirës italiane me famë botërore Tiramisu.

Luca Zaia, prefekti i rajonit Veneto ku jetonte Campeol në një deklaratë nga Twitteri tha: “Qyteti humbi edhe një yll në historinë e tij të ushqimit dhe verës”.

Sipas lajmit të BBC, ëmbëlsira e famshme ku bashkohen kafeja dhe djathi mascarpon, mendohet se për herë të parë është përgatitur në restorantin e Campeol nga bashkëshortja e tij Alba dhe shefi i restorantit.

Ëmbëlsira është përfshirë në menunë e restorantit në vitin 1972 por që nga familja Campeol nuk është marrë patenta e saj.

Tiramisu e cila ka kuptimin “më merr” është shumë e njohur dhe është bërë një pjesë e kuzhinës italiane.

Sipas një transmetimi tjetër, thuhet se Roberto Linguanotto, shefi i restorantit ndau me bashkëshorten e Campeol recetën e tiramisu e cila u zbulua pasi djathi mascarpon ra gabimisht teksa po bënte akullore me vanilje.

Kategoritë
BotaLajme