Ndërron jetë aktori i ri nga Shkupi, Hajrullah Ramizi

Publiku i Teatrit Shqiptar kujton Hajrullahun nga shfaqjet Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.

Në moshën 37-vjeçare ka ndërruar jetë nga sulmi në tru aktori nga Shkupi, Hajrullah Ramizi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë njoftuar Teatri Shqiptar në Shkup dhe ai në Tetovë nëpërmjet postimit në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi”, thuhet në njoftimin e Teatri Shqiptar në Shkup.

“Qofsh i parajsës kolegu dhe miku ynë. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër aktorin e Teatrit Shqiptar Hajrullah Ramizin!”, shkruan Teatri i Tetovës.

Publiku i Teatrit Shqiptar kujton Hajrullahun nga shfaqjet Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.

Hajrullahu pos në teatër, shpesh ka qenë i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Orët, To the Hilt, Fati dhe të tjerë.

Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet nesër.

Kategoritë
LajmeRajoni