Ndërron jetë Sabina Tozija, aktorja e serialit “Familja e Madhe” me origjinë nga Shkupi

Sabina Tozija lindi në vitin 1946 në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, ku dhe mori trajnim për aktrim në Teatrin Kombëtar të Shkupit.

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare aktorja Sabina Tozija, e cila në serialin “Eşkıya Dünyaya Hükümdar Olmaz” (Familja e Madhe) ka luajtur rolin si “Nënë Hajrija” dhe e lidhur me traditat e zonës së Detit të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vdekjen e aktores e njoftoi nga llogaria në median sociale skenaristi Bahadır Özdener, i cili tha se “Përcollëm drejt mëshirës së mëshiruesit të çmuarën Sabina Tozija, nënën tonë Hajrije. Urojmë mëshirën e Allahut mbi të, si dhe shprehim ngushëllimet për familjen dhe të dashurit e saj”.

Aktorja e talentuar u largua nga seriali “Familja e Madhe” sezonin e kaluar për shkak të problemeve shëndetësore.

Toziya lindi në vitin 1946 në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, ku dhe mori trajnim për aktrim në Teatrin Kombëtar të Shkupit. Krahas serialit “Muhteşem Yüzyıl” (Sulejmani i Madhërishëm) ajo ka luajtur rol edhe në filmin “Bal Kaymak” (Mjaltë dhe Kajmak) dhe “Annemin Yarası” (Plaga e nënës time).

Kategoritë
BotaKulturëLajme