Halim Hashani nga Shoqata e Bujqve të Kosovës e ka mirëpritur subvencionimin nga Qeveria.
Hashani, në “Info Magazine”, tha se kjo ndihmë nuk është e mjaftueshme, por, megjithëatë jep kurajo tek bujqit për të punuar sa më shumë, njofton Klankosova.tv.
“Kisha me e falënderu Ministrinë e Bujqësisë për ndihmë, këto subvencione sado pak e zbusin koston e prodhimit bujqësor dhe besoj se do t’ia dalim disi”.
“Ky subvencionim nuk është i mjaftueshëm – por jep një kurajo për të punuar sa më shumë. Disi do t’ia dalim për të prodhuar edhe më shumë”, tha Hashani.