Ndihmësi i ish-presidentit Trump, Steve Bannon, pas aktakuzës dorëzohet në FBI

Bannon, i cili shërbeu si krye-strategu dhe krye-këshilltari i Trump-it, u dorëzua tek oficerët federal në zyrën e FBI-së në Washington D.C.

Steve Bannon, ndihmësi i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është dorëzua në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) pasi javën e kaluar u padit nga një juri federale me akuza për shpërfilljen e Kongresit Amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas pamjeve të mediave në vendngjarje, Bannon, i cili shërbeu si krye-strategu dhe krye-këshilltari i Trump-it, u dorëzua tek oficerët federal në zyrën e FBI-së në Washington D.C.

“Kjo është e gjitha zhurmë”, tha Bannon duke iu drejtuar gazetarëve.

Javën e kaluar, 67-vjeçari Bannon u akuzua për përbuzje mbi mosparaqitjen e një depozitimi në Kongres dhe me një tjetër akuzë për shpërfillje mbi refuzimin e dorëzimit të dokumenteve të kërkuara nga Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve për të hetuar sulmin e 6 janarit në Kapitollin e SHBA-së.

Ky komitet është në proces të hetimit për trazirat dhe origjinën e trazirave në Kapitollin e SHBA-së.

Më 21 tetor, komiteti votoi për ta mbajtur Bannon-in në përbuzje për dështimin e tij për të bashkëpunuar. Ai është një nga disa ish-zyrtarë të Trump-it që u kanë rezistuar thirrjeve të komitetit.

Ish-presidenti Trump u ka bërë presion aleatëve të tij që të mos bashkëpunojnë.

Secila nga akuzat për përbuzje me të cilat po përballet Bannon mbart një minimum prej 30 ditësh burgim nëse dënohet, me një dënim maksimal prej një viti pas hekurave dhe një gjovë nga 100 deri në 1 mijë dollarë.

Kategoritë
BotaLajme