Në 2017 Komuna e Prizrenit ishte në prag të falimentimit për shkak të borxheve të papaguara, por tash as që është në listën e borxhlive

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është deklaruar rreth borxhit të komunave, sipas prerjes në fund të muajit gusht

Sipas grafikës së bërë publike nga Murati, Gjilani është komuna me më së shumti obligime të papaguara kurse Prizreni as që është në listën e këtyre borxhlive

Pas publikimit të lisëts deputeti i VV-së Artan Abrashi ka njoftuar në Facebook se në vitin 2017 Prizreni si Komunë kishte shumë borxhe të papaguara dhe ishte në prag të falimentimit kurse sot me ardhjen e kryetarit Mytaher Haskuka as që është në mesin e borxhlive

Postimi i plotë

Më 2017, Komunën e Prizrenit e gjetëm si ndërmarrje në prag të falimentimit. Borxhet e kishin paralizuar në tërësi funksionimin e institucionit.
Sot ndjehem mirë që Plani i Veprimit për daljen nga kriza e atëhershme dha rezultate. Komuna jonë nuk është borxhliu më i madh, bile nuk është as në mesin e borxhlive.
Për më tepër, sivjet arriti t’i fal borxhet e 6000 bizneseve që operojnë në Prizren 🙂
Kategoritë
LajmeVendi