Në Ankara u përkujtuan viktimat e sulmit racist në Solingen të Gjermanisë

Abdullah Eren, president i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) dënoi sulmin racist neo-nazist në qytetin Solingen të Gjermanisë në vitin 1993.

Abdullah Eren bëri një deklaratë për shtyp në stendën e hapur nga YTB për të përkujtuar katastrofën e Solingenit në Sheshin “Ulus” në kryeqytetin Ankara.

Duke rikujtuar se 5 persona vdiqën si pasojë e zjarrvënies që qëllimshme raciste neo-naziste në Solingen më 29 maj 1993, 4 prej të cilëve ishin fëmijë, Eren evokoi ata që humbën jetën në sulmin racist.

“Sulmi lëndoi thellësisht ndjenjën e përkatësisë së njerëzve tanë ndaj këtyre vendeve, të cilët janë në harmoni me vendet në të cilat ata jetojnë”, tha Eren.

Qytetarët shkruan ndjenjat dhe mendimet e tyre në lidhje me sulmin në Solingen dhe mbi racizmin në fletore përkujtimor në stendën e ngritur nga YTB.

Eren, i cili përcolli ndjenjat dhe mendimet e në këtë fletore, vendosi karanfila për viktimat e sulmit.

Kategoritë
BotaLajme