Në Antalie mbërriti grupi i parë i turistëve britanikë

Pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të hequr Turqinë nga lista e kuqe, e cila kërkon “karantinë hoteliere” të detyrueshme pas udhëtimit, grupi i parë i turistëve britanikë mbërriti në Antalie, “kryeqytetin e turizmit”.

Pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të hequr Turqinë nga lista e kuqe, me të cilën kërkohet “karantinë hoteliere” të detyrueshme pas udhëtimit, në Antalie, “kryeqytetin e turizmit”, mbërriti grupi i parë i turistëve britanikë.

Avioni me turistët britanikë u nis nga aeroporti në East Midlands të Anglisë dhe bëri ulje në aeroportin e Antaliesë në orën 21.15 me orën turke me 90 pasagjerë në bord.

Pas zbritjes nga avioni turistët kaluan nëpër kamerat termike dhe kontrolli i pasaportës. Në kuadër të masave epidemike, turistët që morën bagazhet e tyre kaluan në hotel ku do të qëndrojnë. U vunë re se turistët britanikë ishin të lumtur.

Rreth 500 turistë të tjerë pritet të mbërrijnë sonte në Antalie nga Britania e Madhe.

Kategoritë
BotaLajme