Në Bodrum u përkujtua foshnja Aylan, ku trupi i saj i pajetë doli në breg 6 vjet më parë

Foshnja Aylan, e cila humbi jetën në moshën 3-vjeçare si pasojë e fundosjes së varkës, me të cilën familja e saj ishte nisur për t’i shpëtuar luftës civile në Siri dhe me shpresën për një jetë më të mirë, u përkujtua në vitin e gjashtë të vdekjes në plazhin e Bodrumit në Mugla, ku trupi i saj i pajetë doli në breg.

Në ngjarjen ku gjetën vdekjen 5 persona, përfshirë foshnjën siriane Aylan, vëllai i saj një vit më i madh Galipi dhe nëna e tyre Zahine, si pasojë e mbytjes së anijes me 14 persona më 2 shtator 2015 ndërsa shkonin në Greqi, trupi i pajetë i Aylanit të vogël doli në bregun e Fenerburnu në lagjen Akyarlar.

Edhe pse kanë kaluar 6 vjet nga vdekja e foshnjës Aylan, e cila tronditi thellë botën, dhimbja e saj mbetet e gjallë në zemra.

Foshnja Aylan përkujtohet më 2 shtator çdo vit në plazhin Fenerburnu.

Regjisori i filmit “Aylan Baby”, që u xhirua në Bodrum, Omer Sarikaya, disa aktorë të filmit dhe pushues vendas dhe të huaj morën pjesë në aktivitetin përkujtimor.

Fjalët “Aylan Baby” u shkruan në plazh me lule. Grupi, përfshirë fëmijët, u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen tek drama e refugjatëve duke u shtrirë në breg ashtu si trupi i pajetë i foshnjës Aylan.

Kategoritë
BotaLajme