Në Britani rreth 10 mijë fëmijë që kanë nevojë për strehim jetojnë në vende “të pasigurta”

Një fëmijë i quajtur Ashleigh, ka shpjeguar se pas përfundimit të afatit të qëndrimit pranë familjes kujdestare, u vendos në një dhomë hoteli ku qëndroi me punonjësin e mirëmbajtjes

Rreth 10 mijë fëmijë që kanë nevojë për strehim në Britani jetojnë në vende të pasigurta dhe të parregullta, siç janë rimorkiot apo kamp-shtëpizat, çadrat dhe anijet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportimin e medias britanike Sky News bëhet e ditur se sipas të dhënave të arritura në kuadrin e “Ligjit të Lirisë së Informimit”, administratat lokale përdorin strehimore “të pakontrolluara dhe të parregullta” për fëmijët e pambrojtur.

Në raportim theksohet se numri i fëmijëve të vendosur në strehimore të parregullta dhe të pasigurta gjatë periudhës janar 2019-dhjetor 2020 ka arritur në 9.900 dhe se një pjesë e këtyre jetojnë në çadra, kamp-shtëpiza dhe anije të mallrave që ndodhen në kanale, ndërsa pjesa tjetër jetojnë në shtëpi të parregullta.

Gjithashtu, në raportim përmenden edhe pikëpamjet e një fëmije të quajtur Ashleigh, që ka shpjeguar se pas përfundimit të afatit të qëndrimit pranë familjes kujdestare, u vendos në një dhomë hoteli ku qëndroi me punonjësin e mirëmbajtjes dhe se më pas u dërgua pranë një familjeje që nuk e kishte njohur kurrë më parë.

Ashleigh thotë se është frikësuar shumë nga kjo situatë, pasi është familja e dërgoi në një kamp-shtëpizë, duke mos iu dhënë asnjë vend tjetër për të jetuar.

Ashleigh sqaron se gjatë periudhës së qëndrimit në kamp-shtëpizë, fqinjët i kanë sjellë alkool, duke shtuar se punonjësit e kujdesit kanë lejuar këtë situatë, edhe pse Ashleigh ishte një fëmijë i mitur.

Kategoritë
BotaLajme