Në burgun e Dubravës tentojnë të fusin drogë përmes atleteve

Në Qendrën e Korrektuese Dubravë sot oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, gjatë bastisjes së një pakoje të ardhur për një të burgosur, stafi për siguri ka identifikuar pakon e dyshuar, me ç` rast ka zbuluar se brenda pakos në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

“I burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar pakoja për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”.

Tutje, në njoftim thuhet se, Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

Kategoritë
LajmeVendi