Në dronin turk “Aksungur” integrohet stacioni i telefonisë së lëvizshme

Është bërë telefonata e parë e pandërprerë përmes stacionit që është integruar në platformën e dronëve “Aksungur”, të prodhuar nga kompania turke “TUSAŞ” si dron me dy motorë dhe me një kapacitet ngarkese prej 750 kg.

Një stacion i telefonisë së lëvizshme është integruar për herë të parë në platformën e mjetit ajror pa pilot (UAV) “Aksungur”, i cili është zhvilluar e prodhuar nga kompania turke “TUSAŞ” [Türk Havacılık ve Uzay Sanayii A.Ş.] si dron i klasit “MALE”, me kohë të gjatë qëndrimi në ajër për lartësinë mesatare .

Droni “Aksungur” është droni i parë i Turqisë me dy motorë. Ai mund të bartë 750 kg ngarkesë të dobishme.

Përmes stacionit të integruar në platformën e dronit “Aksungur” është realizuar një bisedë e pandërprerë me telefon celular.

Me këtë aftësi të re droni “Aksungur” do të jetë në gjendje të transmetojë shpejt të dhëna në situatat emergjente si zjarr, tërmet si dhe të kryejë detyra zbulimi dhe vëzhgimi duke shërbyer si një stacion i telefonisë së lëvizshme në zonat e fatkeqësive nëse do të jetë e nevojshme.

Fluturimin e tij të parë droni e ka bërë në vitin 2019. Rekordi i fluturimit të vazhdueshëm është 50 orë.

Dronët “Aksungur” mund të kryejë operacione të gjata në një lartësi deri në 40.000 feet.

Vitin e kaluar, një dron me dy motorë kreu detyrat e identifikimit të zjarreve dhe monitorimit të përhapjes së zjarreve në pyje në provincën e Adanas.

Marina turke ka në inventarin e saj dy dronë “Aksungur”.

Kategoritë
BotaLajme