Në këtë shtet të pavaksinuarve do u ndalohet përdorimi i transportit publik dhe hyrja në spitale

Nga 21 dhjetori, kenianëve do t’u ndalohet përdorimi i transportit publik dhe hyrja në institucione qeveritare, nëse nuk janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19, thotë ministri i Shëndetësisë Mutahi Kagwe.

Ndalimi do të përfshijë autobusët, taksitë, trenat dhe fluturimet e brendshme, tha ai.

Ndalimi do të zbatohet gjithashtu për vizitat në spitale dhe burgje, si dhe për institucionet  qeveritare arsimore, zyrat qeveritare të  imigracionit  dhe taksave, shtoi ai.

BBC shkruan se më  pak se 10% e popullsisë është aktualisht e vaksinuar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Kenia ka administruar vetëm 6.4 milionë vaksina nga 10.7 milionë që ka marrë.

Kategoritë
BotaLajme